Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka shprehur sërish admirimin e tij të madh për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar yllin portugez si modelin dhe referencën kryesore në futboll.
Në një intervistë të fundit, kapiteni i Francës foli për ndikimin e jashtëzakonshëm që Ronaldo ka pasur në karrierën e tij, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
“Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë modeli im, një shembull për mua. Jam me fat që flas me të, ai më jep këshilla, më ndihmon”, ka deklaruar Mbappe.
Ai shtoi se trashëgimia që Ronaldo ka lënë në klubin “mbretëror” është e jashtëzakonshme dhe frymëzuese për çdo futbollist që luan në “Santiago Bernabeu”.
Cristiano është numri një. Referenca e Real Madridit. Njerëzit ende ëndërrojnë dhe flasin për Cristianon tani”, përfundoi francezi.
Mbappe, i cili ndoqi hapat e pesë herë fituesit të Topit të Artë duke u bashkuar me Real Madridin, tha se profesionalizmi, mentaliteti dhe qëndrueshmëria e Ronaldos vazhdojnë ta motivojnë në përpjekjen e tij për të ndërtuar një trashëgimi të qëndru





