Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh në fushën sociale dhe ekonomike. Një nga vendimet kryesore është Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare për pensionistët, familjet në nevojë, studentët dhe qytetarët me të ardhura nën 1,000 euro.
Po ashtu, është ndarë 1 milion euro për kuponë ushqimorë për familjet në nevojë, si pjesë e masave sociale të qeverisë.
Në fushën e zhvillimit ekonomik, është vendosur krijimi i Komisionit për Partneritet Publiko-Privat dhe janë ndërmarrë hapa për zhvillimin e Parkut Industrial në Gjilan. Gjithashtu, janë shqyrtuar edhe çështje të shpronësimeve për zona industriale në Gjakovë.
Qeveria ka miratuar edhe Raportin vjetor për Inspektimet, me qëllim përmirësimin e funksionimit të institucioneve inspektuese në vend.





