No menu items!

Me Adem Jasharin në gjoks, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët

Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzë që kishte foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve.

Ai ka folur për kualifikimin në Euro 2024, duke thënë se ky grup është shumë i bashkuar, duke e cilësuar si arritje të madhe.

“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.

Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Edhe te Lecce po shijoj çdo ndeshje, kjo e sotmja më ka bërë të ndihem shumë mirë, kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët. Edhe gocën time”, ka thënë Ramadani.

Mesfushori ferizajas ka qenë shtyllë e ekipit në këto eliminatore, duke mos e kursyer vet asnjëherë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.