
Reperja dhe influencuesja e mediave sociale Lil Tay është gjallë. Ajo ka dhënë një intervistë për TMZ ku tregon se nuk është dëmtuar fizikisht dhe vëllai i saj gjithashtu është mirë.
Ajo ka treguar se profilet e saj në mediat sociale janë ‘hackuar’ nga një palë e tretë që ajo refuzoi të zbulonte.
Pas shumë hetimeve dhe përpjekjeve nga vetë Tay për të rikthyer llogarinë e saj në Instagram, ajo falënderoi ‘Metën’ që e ndihmoi për këtë.