Ish-ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj pas përfundimit të operacionit në Banjësk të Zveçanit, ka lavdëruar tejet lartë nivelin e gatishmërisë së pjestarëve që shërbejnë në mbrojtjen e vendit, për të cilët tha me disiplinën e përkushtimin e tyre në detyrë mund t’i japin leksione të gjitha njësive më të mira në botë.
Ai iu kundërpërgjigj ashpër zërave që thonë se janë shumë 600 euro pagë për pjesëtarët e njësiteve policore, duke thënë se të njëjtit nuk shpaguhen edhe po qe se e kishin pagën 10 mijë euro.
“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë së ketyre djemve tane ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë”, u shpreh Mehaj.
Mehaj deklaroi se këta “djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”.
Ish-ministri komentoi edhe kritikat të cilat i erdhën gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj ministrie, saktësisht për blerjen e dronëve “Bayraktar”.
“Thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen”, duke iu referuar sigurimit të xhirimeve të cilat i posedon tashmë Policia e Kosovës, e që ndihmuan të zbardhej pothuajse shumëçka nga sulmi terrorist në Banjskë