Memli Krasniqi: Drita ndriçoi gjithë Kosovën

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar këtë arritje si një moment krenarie jo vetëm për Gjilanin, por për gjithë Kosovën.

“Drita nga Gjilani sonte ndriçoi gjithë Kosovën! Me plot meritë, skuadra jonë shkroi historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ky është sukses i madh jo vetëm për Gjilanin, por për tërë futbollin kosovar. Krenar pafund me sportistët tanë, që me djersë, disiplinë dhe pasion, po e përfaqësojnë Kosovën me dinjitet,” shkroi Krasniqi./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU