Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku ka vlerësuar lart punën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, duke e cilësuar atë si “presidentin më të suksesshëm në historinë e FFK-së”.
Krelani, në stilin e saj karakteristik, e ka përsëritur disa herë këtë epitet, duke thënë se faktet dhe arritjet e viteve të fundit e vërtetojnë këtë vlerësim. Ajo ka treguar se edhe nëna dhe motra e saj e kanë përkrahur këtë deklarim.
Sipas saj, gjatë shtatë viteve të drejtimit të Ademit, Kosova ka shënuar progres të madh, duke përmendur:
Ndërtimin e sistemit ligjor dhe organizativ të FFK-së
Rezultatet historike në Ligën e Kombeve
Kalimin për herë të parë në Ligën B
Kualifikimin në Play-Off për Botëror
Serinë më të gjatë pa humbje në histori të Përfaqësueses
Angazhimin e trajnerit të njohur ndërkombëtarisht, Franco Foda
Përbërjen e gjysmës së ekipit me lojtarë nga Superliga
Realizimin e garës reale për kualifikim në Kampionatin Botëror
Ajo ka theksuar se këto arritje janë bërë brenda një periudhe të shkurtër, duke e nisur nga zero dhe duke e kthyer Kosovën në një përfaqësuese konkurruese në arenën ndërkombëtare.
Në fund, Krelani ka mohuar se postimi i saj ka të bëjë me ndonjë interes për punë në FFK, duke thënë se gjithmonë ka qenë më e fortë si gazetare sesa si pjesë e ndonjë institucion






