Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës 2026. Superylli argjentinas ka zhbllokuar rezultatin në përballjen ndaj Kepit të Gjelbër, duke realizuar në minutën e 30-të.
Goli i kapitenit i dha epërsinë Argjentinës në një ndeshje ku kampionët në fuqi po synojnë kualifikimin në fazën tjetër të turneut. Për Messin, ky është një tjetër moment magjik në Botëror, duke konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon.


