No menu items!

Monting-u -30 vjet kontribut në zhvillimin e sektorit Energjetik të Kosovës, pjesëmarrës në konferencën e Komitetit Nacional “CIGRE Kosovë”

Monting-u ishte pjesëmarrës i konferencës të dytë të Komitetit Nacional “CIGRE Kosovë” si sponsor i artë dhe si prezentues në ditën e tretë të konferencës me temën “Monting-u -30 vjet kontribut në zhvillimin e sektorit Energjetik të Kosovës “.

Këtë vit monting-u shënon 30 vjetorin e themelimit si ndërrmarja e parë dhe si kompani lidere në sektorin e Energjisë në Kosovë, raporton Raporto24.

Në prezantim u elaborua rrëfimi i shkurtër i historikut të monting-ut në rrugëtimin prej 30 viteve që nga themelimi .

“Monting-u u themelua në vitin 1993 si kompania e parë në sektorin e Energjisë.
Gjatë kësaj periudhe 30 vjeçare monting-u përfshi në më shumë se 2000 projekte në sektorin e Energjisë në të gjitha nivelet e tensioni nga 0.4kV deri në 400kV me ç”rast u involvuan mbi 500 punëtorë.

Përveç rolit  në implementim monting-u pati rol të rëndësishëm në trajnimin e gjeneratave të reja përmes programeve të ndryshme të praktikave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve si dhe në trajnimin e kuadrove të reja duke nxjerrë shumë profesionistë të fushës që tani punojnë në insitucione dhe në ndërmarrje si KEK ,KEDS,KOSTT dhe poashtu në tregun e jashtëm .

Nga Viti 2010 Monting-u themeloi dhe departamentin e prodhimit me fabrikën që funksionon me shumë sukses.

Nga ky vit Monting-u është  licencuar për tregtim me energji nga Zyra e rregullatorit të Energjisë e Republikës të Kosovës.

Në fund të prezentimit u informua në lidhje me  disa prej planeve të monting-ut për të ardhmen si shtrirja e kompanisë me hapjen e degëve në rajon dhe në Europë duke ofruar shërbime dhe produkte të ndryshme si ato në lidhje me sektorin e Energjisë si dhe produkteve të përpunuara të metaleve.

Montingu poashtu planifikon ndërtimin e parqeve të Energjisë solare 10MW.

  • Në fund u konstatua se Monting-u është histori suksesi dhe histori inspirimi. Nga të pranishmit pas prezentimit u vlerësua se Monting-u është aset i vlefshëm i sektorit të Energjisë dhe gjithë Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU