Pak orë para fillimit të spektaklit “Prime” të mbrëmjes së sotme, motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka publikuar një foto të tij në rrjetet sociale.
Duke pasur parasysh që sonte do të zbulohen dy finalistët e fundit të këtij edicioni, Blerina ka bërë një thirrje publike për mbështetje ndaj vëllait të saj, shkruan Raporto24.
Pa dyshim, Gjesti pritet të jetë një nga katër finalistët e këtij sezoni emocionues të Big Brother VIP Albania./Raporto24/