No menu items!

Mrekulli për organizmin, arsyet pse gjëja e parë që duhet të hani në mëngjes është hudhra do ju bëjnë të harroni erën e keqe

Ideja e të ngrënit hudhra mund të mos ju entuziasmojë aspak, sidomos kur sillni ndërmend aromën e tyre karakteristike. Por, kur bëhet fjalë për shëndetin duhet të merrni parasysh gjithçka, si për shembull të hani 1 thelb hudhër esëll në ditë.

Së pari duhet të dini që hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

1.Çtoksikon trupin: Hudhra përmban suqfur, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të çtoksikohet nga helmet dhe metalet e rënda.

2.Përmirëson shëndetin e kockave: Konsumi i katër thelpinj hudhrave është i këshillueshëm sidomos për femrat në menopauzë që kanë kocka të dobëta.

3.Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak: Një ndër mënyrat më natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe penguar oksidimin e venave është të konsumoni 4 thlepinj hudhra në ditë. Hudhra parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare si dhe tensionin e lartë të gjakut.

4.Lufton virozat e stinës: Ndryshimet e temperaturës së ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm rastet me viroza dhe grip. Nëse jeni edhe ju një ndër të prekurit mos hezitoni të hani katër thelpinj hudhra në ditë, ose t’i zieni e t’i pini në formë çaji.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.