Fituesi i Big Brother VIP Albania4, Gjesti, ka ndryshuar dukshëm gjatë muajve të fundit, shkruan Raporto24.
Opinionisti Olti Curri ka ndarë pak më parë një fotografi, përmes së cilës vërehet se Gjesti ka bërë një ndërhyrje estetike në hundën e tij.
”E paska sharru pak hunden nubi”, ka shkruar Curri.
Ndjekësit në rrjetet sociale kanë komentuar ndryshimin, duke u shprehur të habitur me transformimin e tij të papritur.
Gjesti, që u bë i njohur për publikun me stilin e tij të veçantë dhe natyrën spontane, tani duket më ndryshe se kurrë më parë.
/Raporto24/