Aq mirë është pritur Kombëtarja e Serbisë në Tiranë, sa që kanë marrë edhe përgëzime nga një ultra nacionalist serb si Novak Djokovic.
Tenisti serb i cili gjithmonë poston gjëra kundër Kosovës, ka përgëzuar dy ekipet Kombëtare pas barazimit pa gola 0-0 në Air Albania.
Djokovic ka bërë bashkë disa foto ku shihen futbollistët e Shqipërisë duke treguar sjellje korrekte me ata serb.
Sigurisht këto sjellje shihen nga një popull i qytetëruar siç janë shqiptarët, pasi në Serbi nëntë vite më parë ka munguar respekti nga nikoqiri dhe ka pasur vetëm sjellje shtazore
Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, ka shkruar Djokovic.
Nacionalisti serb po lavdëron sjelljet nga ndeshja e mbrëmshme, por tjera fjalë ai ka pasur nëntë vite më parë, ku ka përkrahur dhunën dhe agresionin e tifozëve dhe policisë serbe në Beograd ndaj futbollistëve shqiptarë.
Gjithsesi nacionalisti serb ka kohë për të shkruar dhe shikuar futboll, pasi në profesionin e tij më tenis u eliminua nga gjysmëfinalja e French Open nga tenisti italian Sinner