Një pjesë e qendrës së Prishtinës, përkatësisht lagjja Aktash, ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në rrjet. Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” është ndalur pak pas orës 20:30. Nga KEDS-i kanë thënë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje, ndërsa nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të vijë rryma. Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit. Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji. P.s. Ndalja e energjisë elektrike në këtë zonë na prek edhe neve si Agjenci, duke reflektuar në punën tonë, meqë me vendosjen në objektin e ri ende nuk është siguruar hapësira për vendosjen e gjeneratorit





