Ndeshje miqësore: Veteranët e Kosovës mposhtin Shqipërinë në 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA

Një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi përmbylljen e aktiviteteve festive me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Takimi u zhvillua në Kampin Nacional të Federata e Futbollit e Kosovës në Hajvali dhe u karakterizua nga rivalitet sportiv dhe lojë e baraspeshuar. Fituesi u përcaktua përmes penalltive, ku më të saktë u treguan veteranët e Kosovës.
Në fund të ndeshjes, trofeu simbolik iu dorëzua kapitenit të Kosovës, Hysni Gjinovci, nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë, pasi bashkoi në fushë ish-futbollistë të gjeneratës së sakrificës, të cilët gjatë viteve të vështira mbajtën gjallë futbollin kosovar dhe kontribuan në rrugën drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU