“Në emër të frizeres që ta ka ba frizurën”, “oj teze”, Konjufca i reagon Ardian Kastratit për gjuhën që përdori në Kuvend

Deputeti nga radhët e PDK’së, Ardian Kastrati, u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro nismës për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të Trustit.

Por, derisa ai po e bëntë këtë thirrje, i është drejtuar një deputetje, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni Trustin”.

Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet Trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

Pas kësaj ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i inkurajoi deputetët që të mos flasin për pamjen fizike.

I inkurajoj deputetët që të mos flasin për pamjen fizike të të tjerëve dhe kjo është në kuadër të gjuhës korrekte parlamentare”, tha Konjufca./Rapoeto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU