No menu items!

Nëse këmbët ju janë shpesh të ftohta, patjetër duhet të konsultoheni me mjekun: Mos luani me jetën, është e rrezikshme

Këmbët e ftohta janë një shenjë e sëmundjeve të zemrës, sigurohuni që të kërkoni ndihmë mjekësore

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Shumica e njerëzve përjetojnë sulm në zemër papritur, por në fakt, në shumicën e rasteve, sulmi në zemër ndodh si pasojë e problemeve kronike shëndetësore, që do të thotë se sinjalet e alarmit mund të vërehen shumë më herët.

Suffering from knee pain

Një nga simptomat që tregon një rrezik në rritje të sulmit në zemër janë këmbët e ftohta, transmeton Telegrafi.

Nëse vëreni se këmbët dhe pjesa nën gjunjë ju janë më të ftohta se pjesa tjetër e këmbës, shkaku i mundshëm është qarkullimi i dobët i gjakut. Kjo ndodh kur arteriet janë të bllokuara.

Bllokimi arterial shkaktohet nga akumulimi i kolesterinës, substancave yndyrore, mbeturinave të qelizave, kalciumit dhe fibrinës”, shpjegon Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës (AHA).

“Ndërsa pllaka grumbullohet, muret e enëve të gjakut trashen, kanalet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut zvogëlohet. Si rezultat, qelizat nuk marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese të tjera “.

Përfundimisht, rrjedhja e gjakut në zemër mund të zvogëlohet në atë masë sa të shkaktojë goditje në tru. Përveç kësaj, nëse ngushtohen enët e gjakut, rritet rreziku i trombozës, e cila është një nga shkaqet e goditjes në tru.

/Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.