Nëntori është muaj historik i shënuar ndër shqiptarë. Të tillë e bëjnë shumë ngjarje të cilat janë zhvilluar në këtë muaj të rëndësishëm. Peshë të madhe këtij muaji, i jep edhe ditëlindja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor 1962, në fshatin Turuqicë. Ishte fëmija i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime (Rudari) Pajaziti Shkruan,Raporto24.com
Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti ishte njëri nga komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Njihet si Pushka e Parë e Lirisë.
Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët e parë të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktiviteti i tij ushtarak në organizimin dhe konsolidimin e grupeve të para të armatosura, zë vend me rëndësi në historinë e lavdishme të UÇK-së, por po kështu zë vend të rëndësishëm edhe në historinë e shtetit të Kosovës.
Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmon Hoxhën, ranë dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë.Raporto24.com