Nisma për mbledhjen e nënshkrimeve kundër Abdixhikut nuk po gjen mbështetje të mjaftueshme

Burime nga disa degë të LDK-së, si dhe delegatë individualë, bëjnë të ditur se nisma e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk po arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Sipas këtyre burimeve, shumica e delegatëve kanë refuzuar të nënshkruajnë nismën, pasi vlerësojnë se mbajtja e një kuvendi të tillë në këtë periudhë do të thellonte ndarjet dhe përçarjet brenda partisë. Ata theksojnë se Kuvendi i LDK-së është paraparë të mbahet vitin e ardhshëm dhe se proceset duhet të zhvillohen sipas procedurave statutare, e jo përmes nismave që, sipas tyre, mund t’u shërbejnë kundërshtarëve politikë.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, në mbështetje të Lumir Abdixhikut janë deklaruar 33 nga 38 degët e LDK-së.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU