No menu items!

Një klauzolë në kontratën e Mourinhos e bën atë të paprekshëm, Fenerbahce ka frikë ta shkarkojë portugezin

Fenerbahçe e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë në Superligën turke, duke dështuar të fitojë titullin kampion dhe duke lënë pas vetes një ndjenjë zhgënjimi.

Pas rezultateve të pakënaqshme, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho, i cili u emërua me bujë në krye të ekipit.

Megjithatë, një klauzolë në kontratën e portugezit mund ta ndalojë klubin të marrë këtë hap të menjëhershëm.

Kontrata e Mourinhos përfshin një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh në rast të shkarkimit, shifër që ‘Kanarinat’ po hezitojnë ta paguajnë.

Për momentin, klubi turk nuk është i sigurt nëse është i gatshëm të përballojë një kosto të tillë financiare, duke e lënë situatën pezull

Në rast se vendoset për largimin e Mourinhos, kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Ismail Kartal, trajner aktual i Persepolis në Iran.

Kartal ka një histori me Fenerbahçen, pasi ka punuar më parë në klub dhe gëzon mbështetje nga një pjesë e drejtuesve dhe tifozëve. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.