No menu items!

Një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar trupin tuaj: Ja pse është mirë të hani një mollë para se të shkoni në shtrat

Sapo fillon vapa e madhe, siç ndodh ditët e fundit, organizmi kërkon mënyra për t’u ftohur dhe ndonjëherë më së miri është me ndihmën e dietës.

Janë disa ushqime që kanë një efekt krejtësisht freskues në organizëm dhe në to përfshihen më së shumti frutat.

Përndryshe, organizmi djersitet më shumë dhe si efekt negativ i mekanizmit natyror të mbrojtjes mund të ndodhë dehidratim i organizmit.

Në verë këshillohet që të mos hani ushqime të rënda dhe të yndyrshme që janë më të vështira për t’u tretur, por edhe të konsumoni sasi më të vogla sheqeri, kafeje dhe veçanërisht alkooli, shkruan albeu.com.

Zgjidhni ushqime që freskojnë trupin, dhe disa prej tyre janë molla, banania, grejpfruti, kivi, limoni, portokalli, dardha, luleshtrydhet dhe shalqiri. Perime të tilla përfshijnë selino, kastravec, patëllxhan, perime me gjethe jeshile dhe domate të freskëta.

 

Para se të shkoni në shtrat, rekomandohet të hani një mollë, sepse përveçse është e lehtë për t’u tretur, ajo është e mbushur me vitamina dhe forcon trupin gjatë vapës së madhe. Mollët janë lehtësisht të disponueshme dhe janë ndër frutat më të lira që do t’ju ndihmojnë të freskoni trupin, por edhe të shmangni konsumimin e ushqimeve të rënda para se të bini në gjumë, ndërsa në të njëjtën kohë do të ndiheni të ngopur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.