Në barazimin 1:1 mes Juventusit dhe Sporting Lisbonës, futbollisti kosovar Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 72-të dhe la përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.
Për 24 minuta në fushë, Zhegrova mori notën 6.7, duke qenë më i vlerësuari ndër zëvendësimet në pjesën e dytë.
Ai tregoi edhe njëherë aftësitë e tij në driblim dhe qetësinë me top, duke sjellë gjallëri në krahun e djathtë të sulmit të “Zonjës së Vjetër”.
Ndeshja, e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi me barazim 1:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Maximiliano Araujos në minutën e 12-të, ndërsa Dusan Vlahovic barazoi shifrat në të 34-tën./Raporto24/






