Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë

Norvegjia ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 16 në Botwror, duke mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat për skandinavët u shënuan nga Antonio Nusa në minutën e 39-të dhe ylli Erling Haaland, i cili vulosi fitoren në minutën e 86-të, pasi Amad Diallo kishte barazuar përkohësisht për afrikanët.

Ky triumf i madh e bën Norvegjinë shtetin e parë nga Evropa që siguron kalimin në fazën tjetër të këtij Botërori.

Në raundin e tetave të finales, norvegjezët do të përballen me një sfidë mjaft të vështirë, pasi do të masin forcat kundër pesë herë kampionëve të botës, Brazilit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU