Kombëtarja e Norvegjisë ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 3-2 ndaj Senegalit në ndeshjen e Grupit I të Kupës së Botës 2026, duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt.Raporton Raporto24

Norvegjezët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me Marcus Pedersen, ndërsa ylli i skuadrës, Erling Haaland, realizoi dy gola në pjesën e dytë për t’i dhënë ekipit një epërsi të rëndësishme.
Senegali reagoi me dy gola të Ismaila Sarr dhe luftoi deri në sekondat e fundit për të shmangur humbjen, por norvegjezët arritën ta ruanin avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë sukses, Norvegjia grumbullon gjashtë pikë në grup dhe siguron një vend në raundin e ardhshëm, ndërsa Senegali mbetet në një situatë të vështirë dhe do të kërkojë fitoren në ndeshjen e fundit për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. /Raporto24/

Foto:Blerim Uka



