No menu items!

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ferran Torres në minutën e 13-të duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Dani Olmos.Foto:Blerim.Uka

 

Shqipëria tregoi forcën e saj duke rrezikuar në disa raste portën e spanjollëve në pjesën e dytë, por duke mos arritur që të gjejnë golin.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Dani Olmo që pati notën 8.3, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe David Raya (8.0), Daniel Vivian (7.9) dhe Alejandro Garnacho (7.8).

Tek Shqipëria lojtari më i mirë në fushë ishte Kristjan Asllani me notën 7.6, ndërsa paraqitje solide patën edhe Jasir Asani, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha me 7.1.

Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Nedim Bajrami i cili për 70 minuta lojë u vlerësua me notën 6.2.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.