“Nuk bashkëpunoj me ta” – Osmani e prerë me Listën Serbe: E kanë goditur Republikën e Kosovës 

Presidentja e gjashtë Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se pas zgjedhjeve do të prezantohet një platformë përmes së cilës do të ftohen të gjitha subjektet politike për t’u ulur në tryezë dhe për t’i dhënë vendit institucione.

Gjatë intervistës së saj në Debat Plus, në RTV Dukagjini, ajo theksoi se nuk ka asnjë qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje për çështjen e presidentit.

“Ne e kemi një platformë të cilën do ta prezantojmë menjëherë pas zgjedhjeve, pra më 8 qershor, ku do t’i ftojmë të gjitha subjektet politike për t’u ulur në tryezë për t’i dhënë vendit institucione. Ne kurrsesi vendin nuk do ta dërgojmë në zgjedhje, asesi emrat tanë nuk do të bëhen arsye për ta dërguar vendin në zgjedhje”, tha Osmani.

Sipas saj, çështja e presidentit duhet të përfshijë të gjitha partitë politike shqiptare, si dhe partitë minoritare që nuk janë pjesë e Listës Serbe.

“Patjetër që çështja e presidentit duhet t’i involvojë të gjitha partitë politike shqiptare edhe partitë politike minoritare të cilat nuk janë në Listën Serbe”, u shpreh ajo.

Osmani u tregua e prerë kur u pyet për bashkëpunimin me Listën Serbe, duke thënë se kjo është e pamundur për shkak të qëndrimeve të saj ndaj shtetit të Kosovës.

“Me Listën Serbe nuk pranojmë të bashkëpunojmë, e kanë vijë të kuqe, e kanë goditur shtetin tonë, e kanë goditur Kushtetutën tonë, sovranitetin tonë, prandaj nuk shohim bashkëpunim me ta”, deklaroi ajo.

“Nuk bashkëpunoj me ta” – Osmani theksoi se edhe nëse zgjedhja e presidentit do të varej vetëm nga një votë e fundit për ta siguruar shumicën e nevojshme, ajo nuk do të pranojë bashkëpunim me Listën Serbe.

“Edhe nëse varet vetëm për një votë për ta siguruar numrin për t’u bërë presidente, nuk pranoj bashkëpunim me Listën Serbe. Pra nuk bashkëpunoj për asgjë me ta”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Lista Serbe, sipas saj, ka cenuar shtetin e Kosovës.

“Lista Serbe e ka goditur shtetin tonë, nuk bashkëpunoj me ta”, theksoi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU