No menu items!

Nuk flasin më pas BBV? Mikela zbulon si qëndron e vërteta e raportit të saj me Efin

Ditët e fundit është thënë se Efi dhe Mikela nuk flasin me njëra-tjetrën. Fillimisht shkak u bë fakti se ato të dyja nuk janë shfaqur më bashkë pas “Big Brother VIP”.

Po ashtu, në një intervistë të fundit Efi tha: “Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se më kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Bigut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”.

Së fundmi Mikela postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Ndërkohë në një video live në Instagram Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë. “Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt”, tha Mikela.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.