Sonte në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja Kosovë – Suedi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Atmosfera në kryeqytet është e zjarrtë, ndërsa ajo që ka rënë në sy është prania e shumë tifozëve suedezë, të cilët në shenjë respekti kanë vendosur plisa shqiptarë dhe kanë bërë shqiponjën me duar, duke treguar disponim të madh para sfidës./Raporto24









