Numërohen 99% të votave, Vetëvendosje bie nën 43%

Numërimi i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po i afrohet përfundimit. Deri më tani janë numëruar mbi 99 për qind e votave, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka rënë nën 43 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së kur janë numëruar 99,16% të votave, VV ka dal me një rezultat prej 42,92%, apo 296 mijë e 934 vota.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK renditet si partia e dytë me 21,04% apo 145,529 vota

Si parti e tretë në këto zgjedhje mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,62% apo 121,888 vota.

Ndërsa AAK sipas rezultateve preliminare të KQZ-së renditet e katërta me 7,18% apo 49,666 vota./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU