Vazhdimi i nëntë i sagës popullore, “Fast and Furious” është më në fund në kinema pasi u vonua disa herë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe tani adhuruesit e pasur gjithashtu mund të blejnë një orë të shtrenjtë të krijuar për këtë temë.
Kompania zvicerane Jacob & Co, në bashkëpunim me Universal Studios, prodhuan një orë të quajtur “Twin Turbo Fast & Furious”.
Kjo orë përbëhet nga 832 pjesë dhe kushton 580 mijë dollarë gjersa do të prodhohen vetëm nëntë kopje simbolike, raporton motor1.
Ora ka një fytyrë kristali safiri që përmban imazhe si një kujtesë të filmit të parë, për të “kapur ndjenjën e të jetuarit të jetës në një çerek milje”.
Dizajni i orës nuk është padyshim për të gjithë, sidomos jo çmimi i saj. Përveç nderimit të Toyota Supra dhe Dodge Challenger nga filmi i parë, ora gjithashtu përmban mbishkrimin “Fast & Furious Twin Turbo” në pjesën e pasme të një kasete të bërë nga titan dhe karbon. Byzylyk është bërë prej lëkure dhe vjen me një kapëse titani. /Telegrafi/