No menu items!

Osmani: Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë një pronocimi për media është shprehur se tymi i bardhë do të dalë vetëm atëherë kur do të konstituhohet kuvendi.

Osmani, është shprehur se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit.

“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardhë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu. Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendit”, tha ajo më tutje”, është shprehur Osmani

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.