Behgjet Pacolli reagon për situatën me Aeroportin e Vlorës: kërkon transparencë dhe auditim të pavarur
Ish-kryetari i AKR-së dhe ish-deputeti, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe problematikat rreth projektit të Aeroportit të Vlorës.
Pacolli, përmes një deklarate publike, ka kërkuar më shumë transparencë për proceset që lidhen me këtë projekt, duke theksuar nevojën për një auditim të pavarur tekniko-financiar.
Sipas tij, një verifikim profesional nga një kompani ndërkombëtare e certifikuar do të mundësonte një pasqyrë të plotë mbi zbatimin teknik të veprës dhe aspektet financiare të investimeve.
Ai ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar transparencë të plotë dhe respektim të standardeve ligjore në lidhje me Aeroportin e Vlorës./Raporto24


