Pal Lekaj publikon foto me gruan e tij, ndjekësi mbështetës i VV-së e kërcënoi me jetë

Pal Lekaj, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Kërcënimi i është bërë pasi Lekaj publikoi një fotografi së bashku me bashkëshorten e tij në Facebook.

Lekaj është kërcënuar nga një person që bazuar në profilin e tij në Facebook, duket të jetë mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

A more pal more Pal, se të erdhi dita. Juve meritoni një P… në ballë apo litarin e jo votën”, është kërcënimi që i është bërë Lekajt.

Kujtojmë se Lekaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. /Reporteri.net/.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU