Pas krizës, Getinjo ribashkohet me të dashurën

Raportet e dashurisë kanë gjithmonë ulje dhe ngritjet e tyre, dhe kjo vlen edhe për personazhet publikë.

Pasi raportuam për një krisje në marrëdhënien e reperit Getinjo me partneren e tij, Era, duket se gjërat janë qetësuar sërish. Në fakt, kjo ndarje e shkurtër ka qenë thjesht një moment i zakonshëm tensioni mes tyre, pasi çifti është ribashkuar dhe vazhdojnë të jenë bashkë prej disa javësh tashmë, siç bëjnë të ditur burimet e Prive By Liberta Spahiu.

Rikthimi i tyre u bë edhe më i qartë përmes një urimi për ditëlindje, që i vuri vulën zërave se ata i kanë lënë pas problemet.

Të afërm të çiftit tregojnë se ata po e shijojnë sërish raportin e tyre normalisht, duke preferuar ta mbajnë këtë ribashkim me hapa të qetë dhe pa shumë zhurmë mediatike. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU