Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete, por edhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik të Pejës në Kosovë.

Ky institucion, me seli në Gorazhdec, nuk ekziston zyrtarisht që nga viti 2021.

Radio Evropa e Lirë konstatoi se ai është mbyllur më 7 tetor 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Se farmacia nuk ekziston më, e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe gazetari i Radio Gorazhdecit, Damjan Portiq.

Kërkesën për ta fshirë nga regjistri i institucioneve shëndetësore në vitin 2021 e kishte dorëzuar vetë Paunoviq, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë.

Artikulli i plot👇

https://www.evropaelire.org/a/paunoviq-drejtoreshe-institcion-i-mbyllur-ne-kosove/33807537.html

https://www.evropaelire.org/a/paunoviq-drejtoreshe-institcion-i-mbyllur-ne-kosove/33807537.html

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU