Përballje e ‘zjarrtë’ sonte: Drita luan ndaj Differdange, synon kualifikimin historik në Ligën e Konferencës

Kampionia e Kosovës, Drita, do të jetë mysafire e Differdange në ndeshjen kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës dhe është shumë pranë të shkruaj një faqe të re në historinë e klubit duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane.

“Intelektualët” janë gati për aktin e dytë ndaj klubit nga Luksemburgu, pasi do të luajnë në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” nga ora 20:00.

Ekipi i udhëhequr nga Zekirija Ramadani synon ta ruaj avantazhin minimal prej 2-1 të marrë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Drita kërkon një fitore tjetër ose, së paku, një barazim për të siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në historinë e klubit.

Në rast se arrin të kualifikohet, Drita do të bëhej klubi i dytë kosovar që arriti këtë sukses, pasi më parë Ballkani kishte luajtur dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU