No menu items!

Përfundon pjesa e parë: Spanja po avancon ndaj Shqipërisë

Spanja e ka mbyllur me rezultat 1-0 pjesën e parë ndaj Shqipërisë me ndeshjen që po zhvillohet në qytetin e Dusseldorfit në kuadër të Grupit B.

Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë rast shënimi.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Spanjës, të cilët në minutën e 12-të iu afruan golit me anë të Mikel Merinos por Strakosha ia mohoi golin.

Vetëm një minutë pas këtij rasti, “Furia e Kuqe” arriti ta gjejë golin e epërsisë në përballjen ndaj Shqipërisë.

Ishte Ferran Torres ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit të mençur nga Dani Olmo.

 

Shqipëria tregoi forcën e saj në minutën e 44-të me anë të Kristjan Asllanit i cili me një super goditje nga jashtë zonës e testoi seriozisht portën e David Rayas, por pa arritur të shënojë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë se cili do të jetë reagimi i Shqipërisë, natyrisht që “Kuqezinjtë” kanë disa opsione në bankën rezervë si Armando Broja dhe Arbër Hoxha të cilët mund të bëjnë diferencën./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.