Në pervjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, atëdhetarit e komandantit të UÇK-së Beqir Beqiri, bashkëluftëtarët e kanë përkujtuar.
Naim Hyseni përmes një statusi ka treguar se si janë njohur, dhe si pas kësaj ishin në krye të detyres, në shërbim të atdheut, shkruan Raporto24.
Shkrimi i plotë:
Jo vetem sot, por gjithmon e kujtojm me mall e respekt Beqen tonë .
Në pervjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit , atëdhetarit e komandantit të UÇK-së Beqir Beqiri.
Ditet e vitet kalojn por njeriu me zemer të madhe po na mungon. Po na mungon buzqeshja jote, po na mungojn keshillat tua dhe fjalt e një burri qe gjithmon do i kujtojmë .
Shtepia e sofra jote për veprimtar të qeshtjes komtare ishte gjithmon me bujari e hapur , ashtu sikur qe ishte një nga bazat e para të UÇK-së.
Si sot me kujtohet kur të njofta në Prishtinë nepermesë dy miqve e bashkëluftetrave Heroin Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri.
Nga ajo ditë ishe i afert me Grupin Gueril Shqionjat ,ku merrnim keshilla dhe sygjerime nga ti.
Edhe kur UÇK kishte levizjet e para per tu zhvilluar e në konspiration të thell , ti ishe një nga ata te paktit në Kosovë qe dinte te vertetën dhe strukturen e saj.
Menjiher pas renjes se Zahirit , Hakifit e Edmondit, Ilir Konushvci ishte dekonspirua nga UDB ku me ndihmen e Beqes e Shaipit u strehua fillimisht në shtepin e tina , e pastaj me Shaipin terhiqen nga Prishtina per në bazen tjetr te UÇK në Koliq pikrisht ne Shtepin e Shaip Hazirit.
Kto dy baza vetem grupi Shqiponja , me Zahirin edhe Beqen i kemi ditë.
Ne ket bazë u patem vendos edhe unë me Naim Hazirin për te qen afer komandant Ilir Konushevcit.
Si sot me kujtohet kur filluan Helikopter te serbis të fluturonin mbi fshatin Koliq e rrethin.
U desht qe prap të nisemi për Prishtin rrethë ores 23 ku edhe koha ishte e ftoft e me shi.
E Beqa ishte i lodhur me shendet dhe citoj fjalen e tina:
Unë po rri ne ket prrue e po jau mbroj shpinen e ju shpetoni e shkoni shtepin time , se ju jeni me vler dhe i duheni Kosoves . Une po du te vdes ne mbrojtje te Kosoves .
E Shaipi i thotë: jo jo me vdek eshtë kollaj po me luftu e me qlirue Kosoven se bashku me neve, po eja me neve se perndyrshe as ne nuk shkojm pa ty.
Ju mbushen syt me lot Beqes dhe nuk ju nda ma vijes se parë te luftes deri ne qlirimin e saj edhe pse nuk ishte me shendet mirë.
Por! Vullneti, dashurija per Kosoven ishin me te fuqishme se sa shendeti.
Njerzit me ideal të madhë dhe burra me vizjon të kjart për Liri janë të veqant e një nga ta ishte Beqa jonë i dashurë.
Lavdi e perkulje para emrit dhe veprave tua .
Naim Hyseni