Dhomën e zhveshjes së Barcelonës e ka tronditur një konflikt i pazakontë mes dy prej talenteve më premtues të skuadrës. Sipas raporteve, Gavi ka kërkuar që shoku i tij i ngushtë, Fermin Lopez, të vihet në listën e shitjeve pas një përleshjeje të ashpër, e cila thuhet se ka qenë shumë pranë të kalonte në dhunë fizike.
Marrëdhënia e tyre kishte nisur që në adoleshencë, gjatë kohës në akademinë “La Masia”, por kujtimet e ngrohta duket se janë zbehur pas një mosmarrëveshjeje personale që ka eskaluar në grindje të plotë.
Sipas burimeve, shkëndija mes Gavi dhe Fermin është ndezur për shkak të një përplasjeje mes të dashurave të tyre. Mendohet se partneret nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe tensionet kanë kaluar edhe te vetë lojtarët.
Situata është përkeqësuar më tej kur, në ditëlindjen e 21-të të Gavit disa ditë më parë, Fermin nuk i ka dërguar asnjë urim, as mesazh e as gjest simbolik, gjë që ka ngritur dyshime te spanjolli.
Bomba ka shpërthyer të mërkurën në mbrëmje, kur Fermin ka postuar në Instagram një foto bardh e zi duke festuar në gjunjë, e cila mendohet se ishte një reagim i hapur ndaj përplasjes me Gavi.
“SPORT” raporton se marrëdhënia e tyre, dikur vëllazërore, tashmë është në rrënoja dhe “nuk ka kthim pas”. Pas incidentit, Gavi është drejtuar menjëherë te kësh/Raporto24/





