Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, ku një i ri ka plagosur me armë zjarri motrën e tij, pas një konflikti familjar. Incidenti ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, për Gazetën Sinjali ka folur mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla, i cili tha:
“Pas marrjes së trajtimit mjekësor, pacientja është liruar për në shtëpi. Ajo është në gjendje stabile.”
I dyshuari, 19-vjeçari Eliot Mehmeti, është arrestuar nga Policia Rajonale e Ferizajt. Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Dhunë në familje”.
Motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur.
Burimi: Gazeta Sinjali
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.