LONDËR- Një incident ndodhi gjatë koncertit të Beyonce në Tottenham Hotspur në Londër.
Fansat e këngëtares u përfshinë në një sherr i cili shpërtheu gjatë koncertit e saj në Tottenham Hotspur në Londër.
Në incident u përfshinë dy persona që ishin shumë afër skenës gjatë turneut “Cowboy Carter” të yllit 43-vjeçar në kryeqytetin britanik.
Këngëtarja e famshme po performonte këngën “Why Don’t You Love Me” kur një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji sulmoi një person në turmë.
Të pranishmit e tjerë u përpoqën të ndërhynin dhe nuk është e qartë nëse siguria ishte e përfshirë.