Polici që u nda nga jeta në Prizren, shok i aktores së njohur

Kosova u trondit këtë të mërkurë nga lajmi për vdekjen e një zyrtari 35-vjeçar të Policisë së Kosovës, i cili u gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë, shkruan Raporto24.

Sipas informacioneve të deritanishme, polici me inicialet Sh.H., nga Prizreni, ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Pas lajmit të rëndë ka reaguar edhe aktorja e njohur kosovare, Fatbardha Hoxha. Ajo publikoi një fotografi të përbashkët me të ndjerin, duke bërë të ditur se ai ishte mik i saj.

Krahas fotos, aktorja i kushtoi një mesazh të shkurtër lamtumire:

“U prehsh në paqe, shoku jonë! 🕊️”, ka shkruar Hoxha, duke shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të saj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU