Policia e Berlinit ka njoftuar se i dyshuari për sulmin e djeshëm në zonën Großer Tiergarten është lokalizuar rreth orës 18:00 në një zonë kopshtesh në Spandau.
Sipas njoftimit të policisë, bazuar në të dhënat aktuale, i dyshuari dyshohet se është vërsulur drejt forcave policore me një mjet prerës, pas së cilës njësia speciale e policisë SEK Berlin ka përdorur armët e zjarrit.
“Pavarësisht masave të menjëhershme për reanimim të ndërmarra nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Berlinit, ai ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.
Hetimet për rrethanat e sulmit dhe motivin e të dyshuarit po vazhdojnë. /Gazeta Express
https://x.com/i/status/2081431515632751084





