Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër orën 09:00 në takim ministrin e Deleguar për Eruopën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

IndeksOnline raporton se pasdite, Haddad do të pritet në Qeveri, nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU