No menu items!

Prezantohet projekti i Digës së Pollatës, projekti me vlerë 58 milionë euro

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot është prezantuar diga e cila do ndërtohet në fshatin Pollatë të Podujevës.

Sipas Aliut, kjo digë kap vlerën prej 58 milionë euro, e cila do të jetë zgjidhje jetike për mungesën e ujit,

Statusi i tij i plot:

Nga projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës është prezantuar raporti fillestar i këtij projekti.

Kompania projektuese prezantoi sot raportin fillestar që sjell më afër realizimin e një prej investimeve më të rëndësishme për këtë zonë dhe më gjerë.

Me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë do të jetë zgjidhje jetike për mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.

Pas mbi 50 vitesh pa ndërtuar diga të reja, kjo dekadë shënon një kthesë të madhe: 5 diga të reja që do të garantojnë ujë të sigurt për të gjithë e për një kohë të gjatë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.