Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit po zhvillohet me intensitet të lartë, por pas 20 minutash lojë ende nuk ka gola. Të dyja skuadrat po tregojnë kujdes në mbrojtje dhe po kërkojnë hapësira për të ndërtuar aksione sulmuese.
Pavarësisht mungesës së golave, atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbresëlënëse. Tifozët e të dyja ekipeve po e mbështesin ekipin e tyre me këngë dhe koreografi, duke krijuar një ambient të zjarrtë dhe emocionues/Raporto24
Foto:Blerim Uka