Prishtina ka shënuar një fitore bindëse 3:0 ndaj Llapit në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës, duke marrë kryesimin e tabelës me 6 pikë të plota.
Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte e zjarrtë falë “Plisave”, të cilët mbushën shkallët e stadiumit dhe e shtynë skuadrën drejt triumfit.
Llapi e nisi më mirë ndeshjen dhe madje gjeti rrjetën me Alex Gnapin në minutën e 33-të, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Mario Ilievski shënoi për 1:0 pas një aksioni të bukur nga Djordje Saletic.
Në pjesën e dytë, Prishtina e mbylli ndeshjen përmes dy penalltive të akorduara pas rishikimeve në VAR: në minutën e 57-të shënoi Rin Ahmeti/Raporto24/








