Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, kanë përuruar sot pullën postare të Postës së Kosovës përmes të cilës shënohet 250 vjetori i pavarësisë së SHBA-së.
Kurti ka folur për raportet e Kosovës me SHBA-në, raporte të cilat sipas tij do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas dhjetëra vitesh.


