Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës kosovare në Berlin

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina”.

Ai tha se ky ndryshim dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive lidhur me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.

Ajeti dhe ambasada që ai udhëheq u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte, të njoftojnë përmes adresës elektronike [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto raste, sic ka thënë ai, të adresohen dhe të korrigjohen. /KosovaPress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU