Është zbuluar renditja e parë e Topit të Artë 2025, duke nisur nga vendet e fundit të listës prej 30 lojtarësh. Befasia më e madhe është se dy emra të mëdhenj, Erling Haaland dhe Jude Bellingham, kanë mbetur jashtë “Top 20” më të mirëve.
Ndërkohë, në garë për çmimin më prestigjioz individual në futboll janë edhe emra si Ousmane Dembélé, Lamine Yamal, Raphinha dhe Mohamed Salah. Fituesi, si rrallë herë, nuk është zbuluar paraprakisht nga mediat.
Përveç Topit të Artë, gjatë ceremonisë do të ndahen edhe çmime të tjera si: Topi i Artë për Femra, Lojtari më i ri më i mirë, Klubi më i mirë i vitit e të tjera. Gala pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa renditja e 30 lojtarëve më të mirë po bëhet publike hap pas hapi.
Renditja nga vendi i 14-të deri në të 30-in: 14. Désiré Doué 15. Viktor Gyökeres 16. Vinicius Jr. 17. Robert Lewandowski 18. Scott McTominay 19. Joao Neves 20. Lautaro Martinez 21. Serhou Guirassy 22. Alexis Mac Allister 23. Jude Bellingham 24. Fabian Ruiz 25. Denzel Dumfries 26. Erling Haaland 27. Declan Rice 28. Virgil van Dijk 29. Florian Wirtz 30. Michael Olise /Raporto24/





